Birësimet, procedura zgjat 90 ditë

Që partnerët të birësojnë një fëmijë duhen minimalisht 90 ditë. Por ky afat vlen vetëm nësë dokumetacionet dhe seancat e këshillimit , investigimit bëhen në kohë dhe nësë ka foshnja për birësim. Eksperti Ligjor për çështje të së drejtës familjare Genci Tërpo thotë se ndryshimet në ligj kanë shkurtuar afatin për të bërë një birësim.
Në vit adoptohen 45 deri 50 fëmijë edhe pse kërkesat janë më larta se numri i fëmijëve që janë për birësim. Referuar kërkesave çiftet kanë paraplëqyer më tepër të birësojnë një fëmijë të seksit femër sesa një fëmijë të seksit mashkull.
Birësimi mund të bëhet edhe në rastet kur e kërkon një prindër i vetëm.
Në të shumtën e rastve çiftet që kanë aplikuar për birësim janë ata që nuk kanë fëmijë. Mosha mesatare e aplikuesve është mbi 30 vjec për femrat dhe mbi 40 për meshkujt. Çiftet kërkojnë të birësojnë një foshnje por ligji lejon që birësimet të bëhen deri në moshën 18 vjeçe.