Barnat e rimbursueshme, lista e re në farmaci në 1 korrik

Lista e barnave te rimbursueshme do të mbërijë me vonesë në famacitë e vendit. Edhe pse kjo listë duhet të kishte dalë në muajin maj, situata ne vend ka bërë që listimi i ilaçeve të rimbursueshme të mbërrijë në farmaci më datë 1 korrik, pertej çdo afati. Kjo listë përmban 420 barna të rimbursueshme nga 409 që kanë qënë në 2010. Të sëmurët me diabet, hipertension dhe azëm janë ata që do të përfitojnë nga shtimi i barnave të rimbusueshme. Arjan Jaupllari, drejtuesi i urdhrit të farmacistëve, thotë se edhe pse me shtesa, kjo listë ka lënë jashtë rimbursimit disa nga barnat për disa nga patologjitë e reja.
Jaupllari shpjegon se përfshirja e TVSH me 10 % në barna, ndikoi ndjeshem në xhepin e qytetarëve. Ndërsa mbulimin e TVSH 10 % për barnat e rimbursueshme do ta ketë Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, duke mos prekur në këtë rast pacientët.
Në listën e barnave të rimbursueshme janë zëvëndësuar edhe 13 alternativa medikamentesh dhe janë shtuar 11 barna të reja. Ndërsa në anën tjetër, autoritetet përgjegjëse thonë se do të ketë monitorime të vazhdueshme për të ndëshkuar çdo abuzim me cilësine apo çmimin e ilaçeve.