E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi, angazhim në zhvillimin e administratës publike

Qeveria e Kosovës synon që administrata publike të arrijë standardet ndërkombëtare.Kështu deklaroi ditën e sotme kryeministri Hashim Thaçi, në ditën ndërkombëtare të nëpunësve civilë.
 

Ai garantoi një angazhim serioz në zhvillimin e administratës publike në Kosovës. Në ditën ndërkombëtare të nëpunësve civilë, kryeministri përmendi ngritjen e pagave në këtë sektor si pjesë të angazhimeve të qeverisë për të arritur standardet evropiane në administratën publike.
Kryeministri premtoi vazhdimin e angazhimit të qeverisë në zhvillimin e administratës publike.
 

Ndërkaq ministri i administratës publike, Mahir Yagcilar tha se pa një administratë publike transparente, nuk mund të ketë zhvillim të demokracisë. Në Kosovë janë rreth 70 mijë nëpunës civil. Ky sektor përbën numrin më të madh të të punësuarve në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›