Çështja e emrit, takohet Papandreu-Gruevski

Erokomisioneri për zgjerim Shtefan Fule sot në Bruksel ka pritur kryeministrin Nikolla Gruevski me të cilin kanë biseduar lidhur procesin e integrimit të vendit si dhe prioritetet e qeverisë së re. Por nga ana tjetër, erokomisioneri Fule ka porositur që qeveria e re, të bëjë hapat e mëtejme për reforma.
Pas takimit në Bruksel, komisioneri Fyle lëshoi një deklarate ku përshëndeti dialogun konstruktiv, siç e quajti ai, me Nikolla Gruevskin.
Pasi pershendeti zgjedhjet, Fyle bëri thirrje për formim të shpejtë të qeverisë, në mënyrë që ti kthehen punës për reformat.
“Ramë dakort për hapat e mëtejmë në reformat evropiane, zbatim të vërtetë të reformës në administratën publike dhe në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit dhe në garantimin e lirisë së mediave. Theksova gjithashtu se puna për marrëveshjen e Ohrit dhe për romët duhet të ecë përpara”, deklaroi Fule , duke ofruar përkrahje në këtë çështje dhe duke përkujtuar që do të marrë pjesë në shtator, në festimet e 10 vjetorit të MO-së.
Evrokomisioneri Fule ka përshëndetur zgjedhjet transparente dhe demokratike, sidomos ditën e mbajtjes së tyre dhe se ata presin tanimë formimin e shpejte të koalicionit qeveritar.
Por, mediat proqeveritare kanë raportuar vetëm për procesin e reformave në fushën e gjyqësorit, administratës publike, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes së mediave dhe nuk kanë përmendur Marrëveshjen e Ohrit.
Edhe çështja e emrit ka qenë temë e bisedës mes Fule dhe delegacionit të qeverisë, ku sipas ministrit të jashtëm Antonio Milloshoski i pranishëm në takim, Fule ka mbështetur vullnetin dhe përkushtimin e dyja palëve për gjetjen e një zgjidhje për kontestin e emrit.