E Diel, 1 Nëntor 2026

Barnat e rimbursueshme, listës i shtohen 21 barna



Emanuela Sako

Ndryshohet lista me barnat e rimbursueshme, duke shtuar 21 barna të reja në këtë listë. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Administrativ të ISKSH-së, është miratuar lista e barnave të rimbursueshme për 2008-ën. Bazuar në vendimin zyrtar të Komisionit të barnave te rimbursueshme të mbledhur në Ministrinë e Shëndetësisë, Këshilli Administrativ diskutoi lidhur me alternativat e reja të barnave që propozohen të futen në listë. Lista me 21 barnat e reja përfshin kryesisht kurimin e disa sëmundjeve si diabeti, zemra, skleroza multiple etj. Në këtë listë prioritet kanë fëmijët dhe të sëmurët kronik. Sipas ISKSH-së, futja e këtyre alternativave shmang monopolet e barnave. “Është pozitive futja e alternativave të barnave, por gjithnjë duke pasur parasysh buxhetin përkatës që ka ISKSH-ja, i cili është i kufizuar”,- u shpreh në mbledhje drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, i cili është njëkohësisht Kryetar i Bordit të ISKSH-së u shpreh se ky është një hap pozitiv në krijimin e konkurrencës. Kështu disa barna u zëvendësuan me barnat e rimbursueshme të listës 2007 me formë-doza të tjera të të njëjtit princip aktiv dhe me principe aktive alternative. Këto barna u zëvendësuan pasi nuk prodhohen dhe tregtohen më në vendin tonë. Ato janë zëvendësuar me formëdoza të ngjashme, të cilat nuk cenohet absolutisht trajtimi i pacientëve.
Rreth 9 barna të tjera hiqen nga lista e rimbursimit, pasi këto barna kanë alternativa në listë për trajtimin e sëmundjeve. Ato hiqen nga lista pasi nuk prodhohen dhe tregtohen më në Shqipëri.
Debati për barnat
Debati u fokusua te disa barna, me konkretisht insulinat (4 variante që ishin propozuar nga komisioni për tu futur në listë) si dhe kombinimi i Valsartan +Amlodipin 160/5 mg. Kosto financiare vjetore e insulinave (ekzistojnë në forma të tjera në listë) është 110 milionë lekë të reja, ndërsa kostoja e kombinimit Valsartan +Amlodipin është 25 milionë lekë. Me insistimin e Ministrit të Shëndetësisë, bordi pranoi futjen e këtyre barnave, por duke u saktësuar që do të ketë një monitorim të fortë për të mbajtur kostot nën kontroll.
Lista me bashkëpagesë
Lista me bashkëpagesë, që u kërkua nga ISKSH-ja të vendosej për herë të parë këtë vit, është lënë për një diskutim të mëtejshëm. Pasi vlera e barnave që do të bëjnë pjesë në këtë listë është shumë e lartë dhe buxheti i pamjaftueshëm për ta përballuar.
Kështu, Drejtoresha e ISKSH-së shtroi në bord çështjen e listës alternative, e cila tashmë është hartuar nga ISKSH-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, duke e konsideruar mjaft të vlefshme për pacientet. Ajo kërkoi të vihet theksi në këtë pikë për çështjen e fondeve në mënyrë që ajo listë të bëhet funksionale. Në listë ka barna mjaft të shtrenjta në këtë listë trajtohen sëmundje që janë të patrajtuara deri tani nga lista e barnave, siç është hemofilia. Ministri i Shëndetësisë u shpreh se do të përpiqet që këtë kërkesë t’ia paraqesë qeverisë për sigurimin e fondeve.

U zëvendësuan barnat e rimbursueshme të listës 2007 me formë-doza të tjera të të njëjtit princip aktiv dhe me principe aktive alternative.
Këto barna u zëvendësuan pasi nuk prodhohen dhe tregtohen më në vendin tonë. Ato janë zëvendësuar me formëdoza të ngjashme dhe nuk cenohet absolutisht trajtimi i pacientëve.

Barnat që do të hiqen nga lista janë :
1. Sulfadiazinum argenticum 1% - 50 g tub.
2. Betamethasonum Dipropionatum 0.64 mg/g - 20 g tub.
3. Estradiolum Valeratum + Cyproteronum Acetatum (4 + )mg tabl.
4. Hydrocortisonum 100 mg - 5 ml fl.
5. Ipratropium Bromide 0.025% - 20 ml inh. fl.

Barnat që do të zëvendësojnë barnat e mësipërme janë:
1. Sulfadiazinum argenticum 1% - 40 g
2. Betamethasonum Dipropionaturn 0.05% - 20 g
3. Estradiol + Drospironone (1 + 2)mg
4. Methylprednisolone 125 mg
5. Ipratropium Bromide * 200 doza inh.- 10 ml

Barna që hiqen nga lista e rimbursimit:
Këto barna kanë alternativa në listë për trajtimin e sëmundjeve. Hiqen nga lista pasi nuk prodhohen dhe tregtohen më në Shqipëri.

1. Acidum ursodeoxycholicum 300 mg caps.
2. Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane lOONj.N/ml- 3 ml
10/90 pen
3. Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane lOONj.N/ml- 3 ml
20/80 pen
4. Bezafibrate 200 mg drazhe
5. Neomycini Sulfas+Bacitracinum(0.5g+50000Nj.N)%-30 g tub.
6. Methylergometrinum maleas 0.025% -15 ml fl.
7. Testosterone propionate 50 mg/ml - 1 ml amp.
8. Mazipredonium Chloratum 30 mg - 1 ml amp.
9. Cefaclor Hydrochloride 250 mg caps.

LISTA E RE E BARNAVE- MBLIDHET KESHILLI ADMINISTRATIV I ISKSH-së

Anëtarët e këshillit administrativ të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, pritet të vendosin sot e mërkurë për listën e re të barnave të rimbursueshme.
Këshilli i ISKSH-së po zhvillon aktualisht mbledhjen, nga e cila priten vendimet përfundimtare për listën e re të barnave dhe mundësinë e përballimit të saj nga ana financiare.
Komisioni për Hartimin dhe Rishikimin e Listës së Barnave të Rimbursueshme, një javë më parë vendosi që listës së barnave të rimbursueshme t’i shtohen 25 alternativa të reja barnash. Me shtimin e tyre, lista e barnave të rimbursueshme pritet të përmbajë mbi 400 barna me një vlerë rreth 4.2 miliard lekë.

MSH: GATI LIGJI PËR MBROJTJEN E PAJISJEVE MJEKESORE

Për herë të parë pajisjet mjekësore në Shqipëri pritet të mbrohen me një ligj, që veç kësaj, synon dhe përmirësimin e nivelit të mbrojtjes të sigurisë dhe shëndetit të pacientëve.
Projektligji “Për pajisjet mjekësore në Republikën e Shqipërisë”, i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, u miratua një ditë më parë në mbledhjen e qeverisë.
Burime nga ky dikaster thanë për ATSH-në, se ky projektligj është hartuar në zbatim të nenit 16 të ligjit “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane dhe Shteteve të tyre anëtare”. Në të përshkruhen detyrat, përgjegjësitë dhe nivelet e bashkëpunimit si dhe dhe rakordimi i autoriteteve kompetente në Shqipëri në fushën e pajisjeve mjekësore, me prodhuesit dhe përdoruesit nga njëra anë dhe nga ana tjetër me Komisionin Europian, Autoritetet Kompetente të shteteve të zonës Ekonomike Europiane. Ky projektligj përcakton fazën e parë të përafrimit të legjislacionit shqiptar me direktivat për pajisjet mjekësore, siç parashikohet në Planin Kombëtar të përafrimit të legjislacionit vendas me atë të BE-së dhe të zbatimit të MSA-së.
Projektligji “Për pajisjet mjekësore në Republikën e Shqipërisë”, u përgatit nga Ministria e Shëndetësisë.

VLORË: PROJEKT PËR RIKONSTRUKSIONIN E BANKËS SË GJAKUT
Në qytetin e Vlorës do të rikonstruktohet banka e gjakut, pranë spitalit rajonal me një investim prej 320 mijë euro.
Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetit Publik, për rrethin e Vlorës, Bruna Ndreu, tha për ATSH-në, se projekti është një investim i përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, pjesë e një programi në shkallë vendi, që ka si qëllim krijimin dhe funksionimin e katër qendrave rajonale të gjakut, një prej të cilave do të jetë në Vlorë. Në këtë kuadër, është parashikuar rikonstruksioni i bankës aktuale të gjakut në Vlorë, pajisja e saj me aparaturë dhe mjete bashkëkohore, si dhe me logjistikën e nevojshme për funksionin e zgjeruar që do të realizojë në vazhdimësi. Krahas kësaj, specialistë përkatës nga spitali i Vlorës, do të nisen brenda këtij muaji në Itali, për të marrë kualifikimin e nevojshëm për metodat bashkëkohore, që do të aplikohen në këtë drejtim. Projekti i bankës së gjakut, përbën investimin e parë në këtë drejtim, për qytetin e Vlorës. Në këtë qendër, ka mjaft mungesa në preparate dhe në pajisje të nevojshme për të kryer funksionin. Nga ana tjetër, banka e gjakut në Vlorë, është përballur herë pas here edhe me mungesa të rezervave të mjaftueshme të gjakut.

10 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›