Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Nikolin Jakës
Procesi për gjashtë të arrestuarit me procedurë të përshpejtuar. Ish-zëvendësministri u arrestua falë operacionit “Duart e pastra”
Laureta Rryçi
Tiranë - Shtatë të pandehurit e akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, shumica e të cilëve ish-zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, mes tyre edhe ish-zëvendësministri i Transporteve, Nikolin Jaka, do të gjykohen me procedurë të shkurtuar. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Martin Deda, shpalli dje këtë vendim dhe më pas mori në dorëzim provat e parashtruara nga organi i akuzës lidhur me shqyrtimin e çështjes.
Arrestimet
Të pandehurit u arrestuan në shtator të vitit të kaluar në një operacion të përbashkët të Policisë së Shtetit me njësinë hetimore Task-Force, i koduar “Duart e pastra”, ku gjashtë prej tyre akuzohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim të detyrës”, ndërkohë që për Nikolin Jakën akuza ka ndryshuar në “ushtrim i ndikimit të paligjshëm”. Nikolin Jaka, ish-zëvendësministër i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Bashkim Kamberi, ish-shefi i Sektorit Juridik dhe Prokurimeve, Arjan Sheti, ish-drejtor i Drejtorisë Juridike, Ilirjan Berzani, ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Xhevahir Muçogllava, ish-drejtor i Drejtorisë së Programit dhe Koordinimit, si dhe Kryetar i Komisionit të Vlerësimit të ofertave, të gjithë në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, si edhe dy biznesmenët, Skënder Bokçiu e Isuf Ukperaj, të cilët akuzohen për “korrupsion aktiv të personit që ushtron funksione publike”, do të përballen shumë shpejt me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Tiranës, ndërkohë që Alban Qafa dhe Enton Resuli janë lënë të lirë sepse ndaj tyre nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për akuzat e ngritura.
Hetimet
Hetimet ndaj këtij grupi përfshinë një hark kohor prej 6 muajsh, ku u grumbulluan prova dhe fakte të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat e mësipërme të ngritura në adresë të tyre, në bazë të të cilave ata rezultojnë të përfshirë në veprimtari korruptive me vlera të konsiderueshme, kundrejt favorizimit të paligjshëm të shoqërive pjesëmarrëse në prokurimet publike të kryera në këtë institucion.
10 Prill 2008