E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta: “NATO stampohet në pullat dhe zarfet shqiptarë”



Posta shqiptare ka vendosur që ta vlerësojë ftesa për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke emetuar dhe nxjerrë në qarkullim pulla postare për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ftesa për anëtarësimin në NATO, do të stampohet në pullat dhe zarfet shqiptar për ta fiksuar këtë eveniment historik, duke e futur në skedat e pullave shqiptare, të cilat tashmë njihen si personalizuese të ngjarjeve më të mëdha historike që ka kaluar Shqipëria që nga shpallja e pavarësisë më 28 Nëntor 1912 e deri më 3 prill 2008. Për ta familjarizuar këtë eveniment me atmosferën e përgjigjes optimiste që po kalon vendi ynë Posta Shqiptare, ka vendosur që për muajin prill, e tërë korrespondenca do të kryhet me pullat me temë: “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 3 prill 2008”. Por kjo do të ndodh vetëm brenda Shqipërisë, por dhe jashtë saj korrespondenca do të jetë me stemën e NATO. Posta Shqiptare sh.a, për këtë arsye vendosi që ta stampojë datën e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, sikurse ka bërë dhe më parë me ngjarje të mëdha historike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar si: emetimin e pullës me Xhorxh. Ë. Bush, pavarësinë e Kosovës dhe emisioni më i fundit ai i serisë së pullave për marrjen e ftesës së anëtarësimit në NATO.

10 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›