E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barnat e rimbursueshme, ne liste 70 ilace te reja

Lista e re e barnave te rimbursueshme do te kete edhe 70 medikamente te tjera shtese, te cilat do te vijne ne ndihme te semureve kronike, kryesisht femijeve dhe moshes se trete. Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave, eshte diskutuar kjo liste e re barnash, duke u perkrahur si nje nga alternativat me te mira deri me tani. "Kjo liste eshte zgjeruar ne menyre te ndjeshme me rreth 70 artikuj te rinj, ne saje te performances se mire financiare, menaxhimit shume me te mire te fondeve te percaktuara per rimbursimin e barnave, te nje transparence te pergjithshme me te madhe ne tregun farmaceutik", u shpreh kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, kjo eshte bere e mundur pasi Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, ka shtuar fondet per blerjen e ilaceve, por hap pas hapi po behet bleres kryesor i te gjitha sherbimeve shendetesore. Sipas burimeve nga Komisioni i Hartimit te Listes se Barnave, ne rimbursim per kete vit jane futur medikamente te shtrenjta dhe pikerisht per pacientet te cilet vuajne nga semundje te gjakut (leucemi), semundje te veshkave apo te semuret mendore. "Ne Komision e Hartimit te Listes se Barnave te Rimbursueshme, jane shqyrtuar kerkesat e shefave te spitaleve per shtimin e barnave te reja. Dhe jane shqyrtuar dhe miratuar kerkesat qe kane te bejne me semundjet e renda, qe kerkojne marrjen e vazhdueshme te kures me barna te shtrenjta te perfitohen falas", kane pohuar burime, nga Komisioni i Listes se Barnave. Sipas ketyre te fundit, me teper perparesi paten semundjet e gjakut, semundjet mendore dhe semundjet e veshkave, te cilat kerkojne nje shume te madhe parash per te blere medikamentet. Por, perparesi paten edhe semundjet e tjera, ku blerja e medikamenteve eshte shume e kushtueshme per pacientet.

Propozimet

Pothuajse te gjitha spitalet kane bere kerkesa per rimbursimin e me shume barnave, duke pasur parasysh tarifat e larta dhe mundesine e blerjes nga pacientet. Nderkohe qe Komisioni i Hartimit te Listes se Barnave te Rimbursueshme, vendos per alternativat me te mira.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›