Tirana, dje 29 grade
Tirana ka perjetuar dje nje diell pervelues, aspak i zakonte per stinen ne te cilen jemi. Pavaresisht se ndodhemi ne Pranvere, temperaturat e dites se djeshme kane qene te njejta me ato te Veres, deri ne 29 grade per kryeqytetin. Sipas sinoptikaneve, kjo eshte temperatura me e larte e shenuar deri me tani, nderkohe qe edhe ne ditet ne vijim pritet nje rritje prej nje apo dy gradesh. "Termometri ka shenuar dje, 28.4 grade Celsius ne kryeqytet, nderkohe qe edhe ne qytete te tjera kemi pasur nje rritje te ndjeshme te temperaturave, gjate dites me dy grade", ka pohuar Tanja Porja, sinoptikane e "Meteoalb".
Parashikimi
Per te gjithe adhuruesit e plazhit, ka ardhur momenti i duhur. Temperaturat e diteve ne vijim, do te arrijne deri ne vleren e 30 gradeve. Java qe do te vije do te shoqerohet me temperatura te larta ne vend. Nese ditet e fundit keto temperatura kane qene mbi 20 grade Celsius, meteorologet parashikojne qe ato te shkojne javen e ardhshme 30 grade Celsius. Me konkretisht nga keto temperatura do te perfshihen qytete si Berati, Kucova e Fieri. Ndersa territori i vendit do te kete ne ditet ne vijim nje mot te kthjellet dhe shira te izoluar ne zonat malore, kryesisht gjate periudhes se pasdites. "E gjithe java do te jete e kthjellet. Gjate gjithe pasditeve do te rrezikohen zonat malore nga vranesirat dhe shirat e dobet, ndersa temperaturat do te jene pothuajse ne te njejtat kuota, te javes qe sapo kaluam", thote meteorologjia Tanja Porja. Sipas saj, kjo do te thote se temperaturat do te vazhdojne te jene te larta, duke variuar ne zonat malore nga 10- 25 grade Celsius, ndersa ne zonat e uleta ato do te shkojne 12-30 grade Celsius.
Situata
Sipas meteorologeve, te tilla vlera teper te larta termike do te kete edhe Ultesira Perendimore, te cilat sipas tyre nuk jane aspak normale per muajin maj. "Ne zonat e uleta, ku per qytete te vecanta temperaturat do te shkojne 30 grade dhe mbi 30 grade, mund te themi se nuk eshte shume normale. Ato jane 4 grade mbi mesataren normale shumevjecare", thote meteorologjia e agjencise se parashikimit te motit "Meteoalb" ne Tirane, Tanja Porja. Ne fakt, vitet e fundit vihet re nje kaos sa iu perket stineve. Dimri ka qene pergjithesisht shume i bute, ndersa Vera shume e nxehte. Fenomene te tilla ndikojne negativisht ne shume aspekte dhe jane pasoje e ngrohjes globale.