Pandemite e gripit - prej shekujsh rrezik per njerezimin
"Gripi spanjoll" i ka marre jeten me shume se 20 deri 50 milione veteve, ne fillim te shekullit te kaluar. Sot, i ashtuquajturi gripi i derrave ka shperndare ne nje kohe te shkurter frike dhe tmerr ne te gjithe boten.
Por qe ne fillim autoritetet paralajmeruan, qe te mos perhapet panik dhe shkencetaret nisen menjehere punen per deshifrimin e tipit gjenetik: nderkohe, shkencetare nga Kanadaja e arriten ta gjenin deshifrimin. Shekullin e kaluar, kerkimet gjenetike ndodheshin ende ne fillimet e tyre dhe pandemite e gripit u kushtonin jeten miliona veteve.
Ne 300 vitet e kaluara ka pasur gjithmone pandemi gripi. Dy epidemite me te fundit e paten prejardhjen e tyre ne Azi: gripi "Hong- Kong" perhapi ne vitin 1968 frike dhe tmerr dhe u mori jeten me shume se 1 milione veteve. Ne vitin 1957 nga "gripi aziatik" vdiqen madje dy milione vete, kryesisht te moshuar dhe femije.
Krejt ndryshe ka qene puna ne rastin e "gripit spanjoll". Jo vetem sepse gripi i mori jete te rinjve, por edhe sepse numri i te vdekurve prej tij ishte me i madh se ai i te vdekurve prej murtajes. Ky grip u quajt "spanjoll", sepse ishin masmediat spanjolle ato qe e permenden te parat. Por virusi lindi ne SHBA. Ne vitin 1918, ushtare amerikane u infektuan ne nje kamp ushtarak me virusin qe shkaktonte temperature te larte. Kete virus vdekjeprures ata e sollen me vone me vete ne France, prej nga ai u shpernda ne te gjithe Evropen dhe boten. Bilanci: 20 deri 50 milione te vdekur nga gripi brenda nje viti.
Si atehere, ashtu edhe sot, virusi i ri u krijua sepse me njeri-tjetrin u perzien viruse te zogjve, te derrave dhe te njerezve. Sistemi mbrojtes i imunitetit te njeriut nuk arrin ta njohe nje virus te tille. Prandaj ai nuk eshte i rrezikshem vetem per te moshuarit dhe te semuret, por edhe per te rinjte dhe njerezit e shendetshem. Por, per nje pjese te madhe te te semureve nga gripi ne vitet 20 kishte edhe shume shkaqe te tjera, deklaron profesori Tomas Lesher nga Instituti per Mjekesine Infektive dhe te Tropeve, te Klinikes Universitare te Mynihut: "Ndoshta nje lloj roli luan edhe fakti qe per nje pjese te botes ka qene kohe lufte - kemi te bejme edhe me nje dobesim te organizmit nga ushqimi i dobet. Pra shume eksperte mendojne se numri i vdekjeve sot nuk do te kishte qene shume i madh."
Persa i perket gripit nga Meksika, Tomas Löscher eshte i mendimit se medikamente te sprovuara te gripit do te ndihmojne, te pakten per ta kuruar semundjen.