E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harron gjellen ne zjarr, i digjet shtepia

Gjirokaster- Harron gjellen ne zjarr, i shkrumbohet shtepia. Nje familje ka mbetur ne qiell te hapur diten e djeshme, pasi rreth ores 09:50 nje zjarr ka perfshire banesen, duke rrezikuar edhe jeten e pjesetareve te familjes se Jorgo Z., ne Llovine, komuna Dropull i Siperm ne Gjirokaster. Demet materiale jane cilesuar te konsiderueshme dhe shtepia eshte e pabanueshme, sipas policise. Nga hetimi i kryer rezultoi se shkak eshte bere nje tenxhere mbi petrogaz qe eshte perfshire ne flake, duke djegur gjithcka tjeter ne banese.

Menjehere eshte njoftuar reparti zjarrfikes dhe ne drejtim te ketij fshati, jane nisur forcat e policise dhe dy automjetet zjarrfikes. Ne momentin qe kane mberritur zjarrfikesit dhe policia, flaket kishin shkrumbuar te gjithe banesen e Jorgo Z., pasi edhe distanca ka qene e madhe nga vendngjarja. Me nderhyrjen e zjarrfikesve dhe banoreve te fshatit, u be e mundur qe flaket te viheshin nen kontroll, duke mos lejuar perhapjen e metejshme te zjarrit ne banesat ngjitur. Rreziku ka qene i madh, pasi ne kete fshat objektet e banimit jane prane njera-tjetres. Pas nje ore, zjarri eshte fikur plotesisht dhe nuk ka pasur deme ne godina te tjera perreth.

Grupi hetimor kreu veprimet paraprake dhe mori ne pyetje dy kryefamiljaret. Ne deklarimet e bashkeshortes se Jorgo Z., eshte mesuar se ka qene nje pakujdesi e saj, qe ka sjelle edhe shkrumbimin e shtepise. Ajo ka harruar petrogazin ndezur dhe mbi te tenxheren e gjelles. Per kete shkak soba ka marre flake se bashku me tenxheren dhe me tej flaket jane perhapur me shpejtesi ne kuzhine dhe dhomen e ndenjes. Megjithese nderhyne menjehere per te shuar flaket, perpjekja ka rezultuar e kote, deri ne mberritjen e zjarrfikesve dhe policise.

Hetimet

Policia e Gjirokastres deklaroi dje se te zotet e shtepise nuk kane shprehur asnje pretendim ne lidhje me shkakun e zjarrit, duke marre persiper pasojat e pakujdesise. Pas perfundimit te hetimeve, ceshtja i ka kaluar prokurorise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›