Bllokohen keshillat PS nuk jep voten per minibashkite

Këshillat e minibashkive të Tiranës do të jenë një tjetër çështje që do të marrë zgjidhje nga Kolegji Zgjedhor.
Komisoni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundur të shpërndajë mandatet për 27 këshilltarët e 11 minibashkive, për mungesë kuorumi.
“Ju nuk erdhët tre muaj të bënit detyrën, do presim të votoni tani!”-tha Arben Ristani, kryetar i KQZ-së.
Anëtarët e majtë të KQZ-së kanë refuzuar të japin votën duke e argumentuar këtë veprim me mos llogaritjen në rezultatin final fletëve për këshillat e minibashkive të rinumëruara në komision.
Ndërsa janë llogaritur votat e hedhura në kutitë e gabuara për kryetarin, këshillin e madh të Tiranës dhe kryetarët e minibashkive.
“Duhet të pasqyrohen ndryshimet e tabelave të rezultateve, çfarë ndodhi faktikisht”-tha nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi.
“Këto mandate nuk mund të shpërndahen sepse KQZ me vendimin 709, ka vlerësuar fletë votimi me të cilat ndryshon çdo tabelë që shpërndan mandatet”-thotë Eridian Salianji, përfaqësues i PS-së.
“Ju thoni që të mos shpërndajmë mandate?”-thotë Ristani.
“Ne jemi që ju t’i shpërndani mandatet në bazë të vendimit të KQZ-së”-thekson nga ana tjetër Salianji.
“Ato që ne gjetëm, i pasqyruam dhe ju takon të interesuarve në rast se do t’i hyjnë procesin ankimor për këtë çështje. S’mund të ndërhyjmë te tabelat e KZAZ-ve”-theksoi kryetari i KQZ-së.
Do të jetë Partia Demokratike ajo e cila do t’i drejtohet Kolegjit brenda javës për të detyruar KQZ-në të miratojë ndarjen e mandateve për këshillat e minibashkive. Ndërkohë pasditen e së enjtes, KQZ do të ndajë mandatet për këshillin bashkiak të kryeqytetit.
Elona Gjylmi