E Diel, 1 Nëntor 2026

Catherine Ashton, mision diplomatik në Shqipëri

Gazeta Shqip

Shefja e diplomacisë së BE

Catherine AshtonShefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Catherine Ashton, do të mbërrijë këtë javë me një mision diplomatik, siç duket për të shmangur krizën më të fundit mes mazhorancës dhe opozitës për KQZ-në. Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të Bashkimit Europian ku njoftohet se shefja e diplomacisë europiane do të nisë një vizitë në Ballkanin Perëndimor. Fillimisht Ashton do të vizitojë Malin e Zi, më pas Shqipërinë për ta përfunduar vizitën në Maqedoni. Udhëtoj në Ballkanin Perëndimor për të përforcuar angazhimin e BE-së për perspektivën europiane të këtij rajoni. Do të inkurajoj liderët në rajon për të vazhduar procesin e reformave dhe për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore deklaroi Ashton në prag të takimit në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, eksperti i Bashkimit Europian për çështjet ligjore, Nikolai Vulçanov, i ardhur në Tiranë për lëvizjet e fundit që kërkohen të bëhen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mësohet se ka zhvilluar dje takime me përfaqësuesit politikë shqiptarë. Burimet bëjnë të ditur se takime Vulçanov ka zhvilluar me përfaqësues të PS-së, LSI-së dhe po kështu me PD-në, ku është njohur me situatën dhe legjislacionin përkatës për sa i përket çështjes së zëvendësimit të një anëtari të KQZ-së. Pas këtyre takimeve dhe konsultave, ai pritet të zhvillojë dhe një raport për sa i përket lëvizjes në KQZ që po kërkohet me ngulm nga mazhoranca dhe po kundërshtohet me forcë nga opozita.

Njoftimi

Udhëtoj në Ballkanin Perëndimor për të përforcuar angazhimin e BE-së për perspektivën europiane të këtij rajoni

Catherine Ashton, mision diplomatik në Shqipëri burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›