E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Berisha zgjohet për të mirën e qytetarëve

Gazeta Shqip

Ministri

Eduard HalimiMinistri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka prezantuar në Facebook reformën e re juridike. Ai shkruan se në çdo qytet do të ketë avokat falas. Halimi shkruan se Kryeministri Berisha zgjohet çdo mëngjes për tua bërë shqiptarëve jetën sa më të mirë.

Java që vjen është java e një reforme të rëndësishme për sistemin e drejtësisë me fokus qytetarin. Çdo mëngjes, çdo qytetar zgjohet me mendimin për të ndryshuar jetën e tij, për ta bërë më të mirë, për vete dhe familjen e tij. Sali Berisha, çdo mëngjes zgjohet për ta bërë më të mirë jetën e secilit prej 4 milionë qytetarëve të republikës. Ne kemi bërë shumë për reformën në drejtësi. Në 4 vitet e ardhshme do bëjmë akoma më shumë. Jemi në rrugën më të mirë për të ecur bashkë me ju përpara!, shkruan Halimi.

Halimi: Berisha zgjohet për të mirën e qytetarëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›