Autoriteti i Konkurrencës kontroll ISKSH-së për lidhjet me farmacitë monopol
Kërkesa, pas ankesës së Sindikatës së Farmacistëve të Rrjetit të Hapur. ISKSH-ja kufizonte sasinë e hyrjes në treg të barnave të rimbursueshme
Ervin KOÇI
Komisioni i Konkurrencës, i ka kërkuar dje Këshillit Administrativ dhe Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, që të rishikojë kontratën me farmacitë e rrjetit të hapur, duke i hapur rrugë zgjedhjes së konsumatorëve. Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e fundit, kreu një vlerësim mbi miratimin e kontratave “tip” midis ISKSH-së, farmacive dhe agjencive farmaceutike, depove importuese, distributoreve të barnave si dhe kontratën trepalëshe ndërmjet ISKSH-së – QSUT-së – Depove të Barnave për vitin 2009. Burime nga ky institucion bënë të ditur, se vlerësimi i Autoritetit të Konkurrencës, filloi pas ankesës së Sindikatës së Farmacistëve të Rrjetit të Hapur për vendimin e Këshillit të Administrimit të ISKSH-së, që përcaktonte një vlerë limit të rimbursimit mujor të çmimit të barnave të rimbursuara nga ISKSH-së, në farmaci të kontraktuara në masën 1.500.00 lekë. Mbi këtë limit farmacisë, mund t’i rimbursohet deri në + 2 për qind të kësaj vlere. Komisioni vlerësoi se ky kufizim sasior në masën prej 1.500.000 lekë në muaj, plus 2 për qind, sjell një kufizim të detyrimeve specifike në kontratën e farmacive, pasi në rastet e plotësimit të limitit të caktuar, farmacia nuk do të ofrojë shërbimin e dhënies së barnave, duke kufizuar në këtë mënyrë zgjedhjen konsumatore. Sipas këtij komisioni, në bazë të ligjit "Për Mbrojtjen e Konkurrencës", vendimi i ISKSH-së më datë 12.12.2008, sjell kufizime sasiore për hyrjen në treg dhe tregimin e barnave të rimbursueshme.
Vendimi
Nga seanca konsultative e Komisionit të Konkurrencës me përfaqësues të ISKSH-së rezultoi se kriteri i shprehur në pikën 1 të Vendimit Nr. 50 datë 12.12.2008 ka pasur si qëllim mbrojtjen e konkurrencës së ndershme në treg. Ky kufizim sasior në masën prej 1.500.000 lekë në muaj, plus 2 për qind, sjell një kufizim të detyrimeve specifike në kontratën e farmacive, pasi në rastet e plotësimit të limitit të caktuar, farmacia nuk do të ofrojë shërbimin e dhënies së barnave, duke kufizuar në këtë mënyrë zgjedhjen konsumatore. Në vlerësim të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, në nenet 69, pika 1/a dhe 70, Vendimi nr. 50 datë 12.12.2008 i ISKSH-së, sjell kufizime sasiore për hyrjen në treg dhe tregimin e barnave të rimbursueshme.
Kërkesa
Komisioni i Konkurrencës, i ka kërkuar Këshillit Administrativ dhe Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, që të kërkojë vlerësimin e Autoritetit të Konkurrencës për çdo projekt-akt normativ që ndikon në konkurrencën në treg, në kuptim në neneve 69 dhe 70 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” dhe sipas udhëzuesit “Për Vlerësimin e Pasojave të Legjislacionit mbi Konkurrencën”, miratuar me vendimin e Komisionit të Konkurrencës nr. 68, datë 24.12.2007. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, në mbështetje të neneve 24 germa (f), 69 pika 1, germa (a) dhe nenit 70, të Ligjit Nr. 9121 datë 28. 07. 2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, me propozim të Sekretariatit vendosi t’i rekomandojë Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, rishikimin e pikës 1 të Vendimit të tij nr. 50, datë 12.12.2008 “Për miratimin e kontratave tip midis ISKSH, Farmacive dhe Agjencive farmaceutike, depove importuese, distributore të barnave si dhe kontratën trepalëshe ndërmjet ISKSH-së – QSUT-së – Depove të Barnave për vitin 2009”.
12 Maj 2009