Me “Riniring”, ata që flasin shumë do të mbeten sërish pa gjumë
Kompania “Eagle Mobile” vazhdon të sjellë ofertat më të mira dhe surprizat më të bukura për abonentët e saj. Tarifa më e përzgjedhur rinore në Shqipëri “Riniring”, vjen sërish me një ofertë fantastike. Kjo ofertë do t'i shoqërojë abonentët e “Eagle” gjatë gjithë netëve të nxehta të verës duke i dhënë vlerë dhe gjatësi komunikimit të shqiptarëve. Kjo ofertë e re nis më 11 maj 2009 dhe do të jetë e vlefshme deri më 1 shtator 2009. Të gjithë abonentët “Riniring” mund të flasin me 0 (zero) lekë nga ora 8 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit kundrejt të gjithë numrave “Eagle”. Në të njëjtën kohë, tarifat standarde me parapagesë (jo Riniring), nga ora 8 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit, mund të flasin me 5 lekë/min kundrejt të gjithë numrave “Eagle”. Me vetëm një rimbushje minimale prej 500 lekësh në muaj, çdo abonent “Eagle” që disponon një numër me parapagesë mund të përfitojë nga kjo ofertë. Kjo ofertë vjen pas përzgjedhjes dhe pëlqimit që i bënë abonentët “Riniring”-ut ofertës 7 X 7 në dhjetor 2008 dhe janar 2009. Tarifa për lidhjen fillestare është vetëm 3 lekë. “Eagle Mobile” u jep rëndësi kërkesave, shqetësimeve, ankesave dhe sugjerimeve të abonentëve. Në periudhën 02-28 prill 2009, “Eagle” realizoi për herë të parë në Shqipëri, pyetësorin “on-line” me temë “Nevojat dhe pritshmëritë e klientëve”. Pyetësori u plotësua nga 9240 abonentë të “Eagle” të cilët u shpërblyen me 30 SMS falas dhe me mundësinë për të fituar një telefon “Samsung SGH C520”. Në përzgjedhjen e datës 29 prill 2009 morën pjesë 9.240 abonentë të “Eagle” dhe 100 prej tyre u përzgjodhën si fitues të një telefoni “Samsung”. Dhuratat e fituara u tërhoqën pranë njërit prej dyqaneve të “Eagle” në Tiranë. Kompania falënderon të gjithë klientët që plotësuan pyetësorin on-line. Opinioni i dhënë po shqyrtohet me seriozitet në mënyrë që zëri i klientëve të ndihmojë në përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve të ofruara nga “Eagle”. Realizimi i pyetësorëve të tillë do të kryhet në mënyrë periodike, me qëllim që opinioni i klientëve të ketë një vend të rëndësishëm e të qëndrueshëm në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë më të re te telefonisë celulare në Shqipëri.
12 Maj 2009