Vodhi formularët e censusit, arrestohet

Komuna Piskovë
Një 29-vjeçar nga Përmeti u arrestua nga policia pasi vodhi dokumentet e regjistrimit të popullsisë. Lorenc Lumani u vu në pranga, pasi akuzohet se ka vjedhur kutitë me formularë të regjistrimit në ndërtesën e komunës Piksovë.
Sipas policisë, 29-vjeçari ishte futur në ambientet e komunës duke thyer derën kryesore. Më pas ai ka marrë që aty 2 kuti me formularë, të cilat i ka fshehur në shtëpinë e tij.
Policia konstatoi se nga njëra kuti mungonin dy formularë, të cilët 29-vjeçari synonte ti përdorte për qëllim shantazhi ndaj atyre që e kishin pushuar nga puna si kontrollor i aketuesve. Materialet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.