Samsung beson se do parakalojë Nokian gjatë 2012-s
Samsung Electronic Co shpreson se do të bëhet kompania më e madhe e prodhimit të telefonit gjatë vitit 2012-të. Në këtë mënyrë kompania koreano jugore shpreson që të thyej në këtë mënyrë dinastinë Nokia e cila prej 14 vitesh është kompania numër 1 e telefonave.
Samsung, në tre muajt e fundit të vitit 2011 u bë kompania numër një sa i takon shitjeve për telefonate zgjuar.
Në këtë mënyrë kompania për këtë periudhë ka regjistruar një fitim më të madh se Nokia dhe kështu sipas drejtorit ekzekutiv Choi Gee-sung për 2012 shpresojnë që të dalin mbi kompaninë finlandeze.
Kjo do të ishte një tjetër humbje për Nokian e cila pas më shumë se një dekadë u kalua nga Apple në tre mujorin e dytë të vitit 2011.
Nokia u bë kompania numër një e telefonave në vitit 1998 duke parakaluar Motorolën sa u takon shitjeve.
Sipas Reuters pritej që Nokia të shiste 418 milion telefona për 2011 ndërsa Samsung afërsisht 320 milion ndërsa rezultati ishte 288 milion të shitur për Nokia-n dhe 359 për Samsungu-n.