E Diel, 1 Nëntor 2026

Barrikadat mbesin, serbët e veriut s’merren vesh me Tadic

MITROVICË- Barrikadat do të mbesin në veri. Takimi i përfaqësuesve të komunave paralele të veriut të Kosovës me presidentin e Serbisë, Boris Tadic, mbrëmjen e së dielës nuk ka nxjerrë përfundime që ato të hiqen, shkruan sot kosovarja Koha Ditore.

Slavisha Ristic, i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Zubin-Potokut, pas takimit prej katër orësh e gjysmë me të parin e shtetit serb, ka thënë se asgjë e rëndësishme nuk ka ndryshuar pas bisedave me Tadicin dhe se barrikadat mbesin.

“Nuk mund të themi se pas takimit të sotëm jemi shumë afër zgjidhjes”, ka thënë ai.

Ristic ka treguar se Tadici ka insistuar që t’u mundësohet EULEX-it dhe KFOR-it kalimi në veri, me kusht që të mos i transportojë doganierët kosovarë, porse kusht i përfaqësuesve të katër komunave paralele të veriut të Kosovës ka qenë që EULEX-i të mos i instalojë doganierët, të mos vendosë institucione të tjera në veri të Kosovës dhe të mos veprojë në pajtim me planin e Marti Ahtisaarit

“Për këtë kërkesë të Tadicit duhet ta pyesim popullin”, ka thënë ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›