Obama mirëpret çlirimin e Libisë
Presidenti amerikan, Barak Obama, përshëndeti shpalljen e çlirimit në Libi duke thënë se ka nisur “një epokë e re e premtimit” në këtë komb afrikan.
Obama u kërkoi gjithashtu liderëve të përkohshëm të përqëndrohen në tranzicionin politik të vendit.
Lideri i qeverisë së përkohshme të Libisë, Mustafa Abdul Xhail, e shpalli të çliruar shtetin më 23 tetor, tre ditë pas vrasjes së diktatorit, Muamer Gadafi.
Ky i fundit ka udhëhequr vendin për 42 vite deri në dëbimin e tij nga pushteti.