Zgjedhjet në Argjentinë, Cristina rizgjidhet presidente

Presidentja aktuale e Argjentinës, Kristina Fernandez, është rizgjedhur presidente e këtij vendi. Sipas sondazheve ajo ka arritur të fitojë me rreth 54 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës. Me këtë rezultat, shënohet fitorja më e madhe për një president të Argjentinës që kur në këtë vend është vendosur demokracia, tre dekada më pare. Të dielën në Argjentinë u votua për presidentin e ri të vendit dhe ashtu sic ishte parashikuar, presidentja në fuqi, Cristina Fernandez de Kirchner, ishte pregatitur për fitoren e dytë elektorale. Sipas sondazheve , risi mund të kishte vetëm përsa I përket Hermes Binner, socialisti i Frontit të Gjerë Progresist, të cilin sondazhet e rendisnin në vend të dytë me 12 për qind të votave. Ndërsa në vend të tretë do të renditej , Ricardo Alfonsin, i biri i ish-presidentit Raul, dhe Eduardo Duhalde, “armiku” i de Kirchner. Me keto zgjedhje presidenciale në Argjentinë, vendasit I dhanë një fitore bindëse pushtetmbajtëses aktuale Cristina Fernández Kirchner , e cila shënoi fitore të thellë që në raundin e parë. Pas numërimit të më shumë se tre të katërtave të votave, 58 vjeçarja Kirchner raportohet se ka siguruar rreth 53 për qind të tyre. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në vend të dytë me vetëm 17 për qind është renditur kandidati socialist Hermes Binner. Para pallatit presidencial u tubuan qindra simpatizantë të Kirchnerit për të festuar fitoren.