E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatorët e Koresë Veriore dhe SHBA-së takohen në Gjenevë

Negociatorët e Koresë Veriore dhe të Shteteve të Bashkuara do të nisin, gjatë ditës, një takim dyditor në Gjenevë.

Të dyja palët shpresojnë të ringjallin negociatat rreth çarmatimit bërthamor, të cilat ishin ngrirë shumë kohë më parë.

Sidoqoftë, nuk pritet të arrihet ndonjë marrëveshje vendimtare në Zvicër.

Uashingtoni ka deklaruar se nuk do t`u kthehet bisedimeve gjashtë palëshe derisa Peniani të dëshmojë “një përkushtim të qartë për çarmatim bërthamor”.

Koreja Veriore, ndërkaq, dëshiron të nisë bisedimet shumëkombëshe pa kushte.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kinës, Li Keqiang, vizitoi Penianin duke thënë se vizita do ta ndihmojë atë në promovimin e negociatave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›