Njohja e Palestines protesta ne Ramallah

Qindra izraelitë manifestuan në rrugën që lidh qytetet palestineze të Nablusit dhe Ramallahut kundër vendimit të presidentit Abass për të kërkuar pranimin e shtetit të Palestinës me të drejta të plota në OKB. Marshime të tilla planifikohen edhe në vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze, të cilat sipas kërkesës që do të depozitohet të premten në OKB, duhet të jenë pjesë e shtetit të ri të Palestinës. Bëhet fjalë për Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin lindor të pushtuara nga Izraeli në luftën e vitit 1967.
Edhe palestinezët nga ana e tyre përgatisin manifestime në mbështetje të kërkesës në OKB. Presidenti Abas kundërshtoi këshillat e uashingtonit që në vend të njohjes së shtetit nga OKB, të rikthehen në tryezën e bisedimeve. Gjithsesi, vazhdojnë përpjekjet e minutës së fundit për shmangien e debatit në OKB. Presidenti francez Sarkozi ishte më i fundit lider perëndimor që u takua me Abaz në Nju Jork.
Juli Prifti