Barro: Ne tetor vizitoj Ballkanin per vizat e plotesimin e kushteve
Komisionari i Bashkimit Evropian per drejtesi, Zhak Barro ka thene se nje delegacion i BE-se do te beje kontroll ne muajin e ardhshem per te pare nese vendet e Ballkanit kane permbushur kushtet e nevojshme per regjim te lire vizash. Barro ka thene se heqja e vizave eshte hapi thelbesor ne rrugen e rajonit ka integrimi ne BE. Barro ka bere keto komente ne Mal te Zi, ku ka shkuar pas vizites se tij ne Serbi. Keto dy shtete dhe Maqedonia pritet te marrin driten jeshile per levizje te lire ne BE, qe nga janari. Parlamenti Evropian po vazhdon te beje presion ndaj Komisionit Evropian dhe Keshillit te Ministrave te BE-se, qe edhe Kosova te perfshihet ne procesin e liberalizimit te vizave.