E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Liberalizimi i vizave, i afert me kufij te sigurte

Tirane-Liberalizimi i vizave, lidhet drejtpersedrejti me ruajtjen dhe sigurine e kufijve. Keshtu deklaroi dje ministri i Brendshem, Lulzim Basha, gjate inspektimit te salles operative te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, ku pa nga afer ecurine e procesit te integrimit te sistemeve te kerkimit, identifikimit dhe analizes se informacionit. "Integrimi i ketyre sistemeve, do te pajise Shqiperine me standartin me te larte ne Ballkanin Perendimor, per ruajtjen e kufirit me praktiken me hermetike te goditjes se krimit nderkufitar dhe ne te njejten kohe, me nje transparence te pademonstruar ndonjehere nga ndonje vend tjeter i rajonit. Perfundimi ne kohe e ketyre qendrave operative, per te cilat po jepet edhe asistenca e duhur nga misioni i Bashkimit Evropian dhe ekspertet amerikane prane Policise se Shtetit, do te beje te mundur qe ne inspektimin e ardhshem te Komisionit Evropian, Shqiperia te vleresohet si nje nga vendet e Evropes Juglindore me standartin me te larte per ruajtjen, kontrollin dhe sigurine e kufijve", deklaroi ministri i Brendshem. Ai tha se modernizimi dhe integrimi mes tyre i sistemeve te informacionit, ka te beje me objektivat e qeverise Berisha per qeverisjen elektronike, tashme te shtrire ne nje fushe shume te rendesishme sic eshte ajo e zbatimit te ligjit. Sipas Bashes, nje dhome e tille operative funksionon me kete model vetem ne vendet me te avancuara. Ne vendet e ish-Bllokut Lindor, vetem ne Poloni dhe Shqiperi ka nje sistem te integruar te analizes se informacionit kriminal. Ne kete drejtim, ministri Basha siguroi se do te kete po keshtu, nje nder faqet me radar te poseduar nga policia kufitare, qe ne bashkepunim me institucionet e tjera, ka per detyre mbrojtjen e kufirit, duke perfshire edhe kufirin detar. Venia ne funksionim e qendres se vetme operacionale ku jane te integruara sistemi TIMS, sistemi i survejimit te vendkalimeve kufitare nepermjet kamerave dhe sistemi i kontrollit detar, ka nisur ne fillim te muajit shtator dhe eshte nje nga elementet e rendesishem te Strategjise se Menaxhimit te Integruar te Kufirit.

Kufijte

"Ne inspektimin e ardhshem te Komisionit Europian, Shqiperia do te vleresohet si nje nga vendet e Evropes Juglindore me standartin me te larte per ruajtjen, kontrollin dhe sigurine e kufijve", deklaroi ministri i Brendshem, Basha.

Funksionimi

Venia ne funksionim e qendres se vetme operacionale, ku jane te integruara sistemi TIMS, sistemi i survejimit te vendkalimeve kufitare nepermjet kamerave dhe sistemi i kontrollit detar, ka nisur ne fillim te muajit shtator dhe eshte nje nga elementet e rendesishem te Strategjise se Menaxhimit te Integruar te Kufirit

Regjistri i Gjendjes Civile, ne sistemin TIMS

Kjo salle posedon 24 ore ne dite te dhenat nga te 26 pikat kufitare te vendit. Brenda muajit tetor edhe ne pese pika kufitare te vendit, te cilat jane pikat kufitare te izoluara, do te instalohet sistemi TIMS, nje sistem i cili bazohet ne pervojat me te suskseshme te Bashkimit Evropian. Ky sistem do te nderlidhet, pra do te kete nje nderfaqe me Regjistrin e Gjendjes Civile, duke mundesuar shkarkimin e te dhenave te ketij regjistri, per te gjithe shtetasit qe posedojne pasaporta biometrike dhe ato aktuale, me sistemin MEMEX te analizes se informacionit kriminal, e po keshtu me sistemin e kontrollit te kufirit detar. Ne sallen qendrore operative te Policise se Shtetit, do te kryhen survejimet ne kohe reale e te gjitha vendkalimeve kufitare, nepermjet sistemit te kamerave, e po keshtu edhe kontrolli i kufirit detar nepermjet imazhit te percjelle nga sistemi i kontrollit detar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›