Barroso: Apel Greqisë për unitet kombëtar dhe politik
BRUKSEL- “Dua t’i bej një thirrje urgjente Greqisë për unitet kombëtar dhe politik. Ne Bashkimin Europian ne kemi rënë dakord për masat që pritet te nxjerrin Greqine nga kriza, por qe keto masa te zbatohen eshte jetike që të kemi stabilitet në Greqi”,- u shpreh presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso.
Sipas tij, pa miratimin e Greqisë për programet e mbështetura nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kushtet për qytetarët grekë vetëm sa do të përkeqësohen, veçanërisht për ata që kanë kushte më të rënda ekonomike.
Sipas Barrosos, pasojat në një rast të tillë do të ishin të pamundura për tu parashikuar, ndaj i bën thirrje qeverisë në Athinë dhe të gjithë lidërve politike në Greqi që të tregojnë unitet kombetar, unitet politik për të pasur mbështetje të gjërë në zbatimin e paketës së shpëtimit.
Sipas Barrosos, Komisioni Europian ka bërë thirrje që në fillim të krizës për këtë lloj mbështetjeje, dhe nësë kjo mbështetje ishte e rëndësishme dje, është absolutish jetike sot.
(e.m/BalkanWeb)