E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanë, sonte samiti i jashtëzakonshëm për Greqinë

KANË- Një samit i jashtëzakonshëm, ku është ftuar edhe kryeministri grek, Jorgos Papandreu, do të zhvillohet sot në Kanë të Francës, në kuadër të takimit të G-20-s.

Papandreu pritet të përcjellë mesazhin se duhet të merren vendime të cila garantojnë se “demokracia qëndron mbi tregjet”, siç tha edhe gjatë mbledhjes së qeverisë.

Papandreu vuri në dukje se e merr parasysh shqetësimin e partnerëve të Greqisë lidhur me referendumin.

Sot në mbrëmje Papandreu dhe ministri i financave Venizelos do të takohen në Kanë me presidentin francez Nicolas Sarkozy, kancelaren gjermane Angela Merkel, krerët e Eurogrupit, Këshillit Europian dhe Komisionit Europian, si dhe me drejtoreshën e përgjithshme të FMN, me për të diskutuar situatën e re pas shpalljes së vendimit për mbajtjen e referendumit.

Ndërkaq shoqeria greke ndjek e hutuar zhvillimet në vend dhe Evropë, dhe perpiqet të vlerësojë se cfarë është më e mirë për Greqinë në këtë situatë
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›