E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Çekia të zgjidhë çështjen e traktatit

"Shpresojmë që asnjë pengesë artificiale të mos krijohet gjatë kësaj kohe, duke mos harruar faktin se miratimi demokratik i këtij traktati nga parlamenti i Republikës së Çekisë është realizuar tashmë", u shpreh Barroso gjatë një konference për shtyp, pas një takimi me kryeministrin çek, Jan Fisher.
    
"E kam nxitur kryeministrin Fisher për arrijten e një zgjidhjeje mbi çështjet që janë ende të paqarta në vend dhe të diskutojë mbi to me presidencën suedeze të Bashkimit Evropian, me të cilën gjithashtu jemi në kontakt të vazhdueshëm, në mënyrë që të garantohet hyrja në fuqi e Traktit të Lisbonës", deklaroi Barroso.
    
Repulika Çeke është i vetmi vend i bllokut 27-vendësh të BE-së, që ende nuk ka ratifkuar Traktatin e Libonës.
    
Presidenti i Repulikës Çeke, Vaclav Klaus, po paraqet kërkesa të tjera shtesë para se të nënshkruajë traktatin, që më pas hyn në fuqi.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›