E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria në GJND: Kosova faktor stabiliteti

Vendi i parë që doli në mbështetje të Kosovës ishte Shqipëria, ambasadori i së cilës në Holandë, Gazmend Barbullushi, foli për suprimimin e dhunshëm të autonomisë së Kosovës në vitin 1989. Ky vendim për heqjen e autonomisë, sipas ambasadori shqiptar, “u pasua me dhunë e represion nga Serbia deri në vitin 1999, duke pasur për synim spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët”.

“Sot Kosova është një shtet multietnik dhe i zotuar për parimet e demokracisë. Ajo është shndërruar në një faktor stabiliteti në rajon” , tha ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Gazmend Barbullushi.

Në emër të Shqipërisë, ka folur edhe eksperti Johan Frovein, i cili ka tërhequr vërejtjen se Kosovën deri më tani e kanë njohur 63 vende dhe këto “njohje nuk mund të kontestohen nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare”.

Ajo që është e kontestueshme, sipas tij, “është e drejta e Gjykatës Ndërkombëtare për të vendosur mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës”.

Zoti Frovein ka thënë se “edhe nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të jepte një mendim negativ për shpalljen e pavarësisë, ajo nuk do të mund të ndryshonte gjendjen faktike në Kosovë”.

Janë gjithsej 28 shtete që kanë deponuar qëndrimet e tyre deri më tani, pro dhe kundër deklaratës së pavarësisë. (rel)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›