Ngacmimi në Facbook i shkakton plagë një studenti

Ngjarja u regjistrua në Korçë, ku ka mbetur i plagosur shtetasi, R.Mici, 19-vjeç banues në lagjen nr 1 Pogradec, aktualisht student në Korçë. I riu ka mbërritur në spital me plagë të ndryshme në kokë dhe në trup.
Për rastin, studenti denoncoi në polici agresorin. Forcat e rendit arrestuan në flagrancë shtetasin Dritan Osmanaj, 26-vjeç, banues në lagjen nr 17 në Korçë. 26-vjeçari kishte goditur me sende të forta studentin pas një grindjeje dhe ofendimesh në adresën e Facebook-ut.
Shtetasi R.Mici është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet e përpiluara në ngarkim te shtetasit Dritan Osmanaj do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. /S.Ll/Start/
2011-10-28 09:13