E Diel, 1 Nëntor 2026

Barroso Greqia pjese e familjes europiane

Presidenti i KE Hose Manuel Barroso gjatë vizitës së tij në Athinë e ka siguruar Greqinë se është dhe do të jetë pjesë e familjes europiane, por sipas tij duhet të vijojë me refromat e saj.
Fjala kyçe është të vijojet të vijohet për të arritur rezultatet, ka thënë Barroso në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin Samaras.

“Pas takimit tim me Samaras unë jam i sigurt se një rezultat i tillë do të mbërrijë. Në këmbim unë isha i qartë se KE do të qëndrojë në anën e Greqisë. E kam afirmuar shpesh se Greqia do t’ia dalë, sëbashku edhe me Europën. Greqia bën pjesë në familjen europiane dhe në eurozonë dhe synojmë të vijojmë kështu. Të gjithë krerët e qeverive të Eurozonës kanë deklaruar në terma të qartë se Greqia duhet të qëndojë në zonën euro duke zbatuar angazhimet e marra”-deklaroi Barroso.

Presidenti i KE ka thënë ndër të tjera se reformat publike janë e vetmja zgjidhje.

“Mesazhi është se populli grek nuk është i vetëm. Ka shpresa dhe ne do të jemi me ju për t’iu ndihmuar. Vij nga ky takim me një besim të ri se qeveria e koalicionit është e angazhuar në procesin e refromave”- ka vijuar më tej Barroso.

Kreu i KE ka folur gjithashtu edhe për krijimin e një unioni bankar në Eurozonë i cili do të realizohet në fillim të shtatorit.

“Në nivel europian Komisioni po punon intensivisht në krijimin e një sindikate bankare. Në fillim të shtatorit do të bëjmë një propozim legjislativ për një mekanizëm unik të kontrollit. Nuk do të ketë zgjidhje magjike, kemi nevojë për një angazhim konstant dhe të vendosur. Në të njëjtën kohë financat ekzistuese po përdoren sipas nevojës. Së fundmi asistenca financiare për rikapitalizimin e bankave spanjolle u arrit dhe është gati të përdoret”.

Kjo ishte vizita e parë e Barroso në Athinë që nga viti 2009 dhe koincidion edhe me vizitën e inspektorëve të trojkës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›