Shira te rrembyeshem dhe erera te forta ne veri te SHBA-se
Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm ka përfshirë verilidnjen e Shteteve të bashkuara të Amerikës. Pemë të shumta dhe linja tensione janë rrëzuar nga erërat e forta duke lënë me mijëra banorë pa energji elektrike. Në Blumingburg, Nju Jork, as pemët më të mëdha nuk i kanë rezistuar forcës së erës. Stuhia ka rrëzuar dhe shumë linjd tensioni, ndërkohë që ndërhyrja e shpejtë ka nisur menjëherë punën për të riparuar dëmet në zonat e prekura nga moti i keq. Ndërsa në Pensilvani, autoritetet bëjnë të ditur se mund të duhen ditë para se të rregullohen linjat që furnizojnë banorët me energji elektrike. Metereologët thonë se erërat kanë arritur një shpejtësi prej afërsisht 110 kilometra në orë në Ohajo, Kentaki dhe Oklahoma. Për shkak të erërave të forta janë anuluar 900 fluturime në aeroportin la Guardia në Nju Jork. Shtyrje të fluturimeve ka pasur dhe në Baltimore, Boston, Cikago, Nju Jork, Filadelfia dhe Uashington.