E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Ja pse ishte i pamundur kompromisi me Britaninë

Barroso po raportonte para Parlamentit Evropian lidhur me marrëveshjen e arritur në samitin e Bashkimit Evropian, javën e kaluar. Britania e Madhe vendosi veton ndaj traktatit të ri për 27 vendet e Bashkimit Evropian, duke argumentuar se duhet të mbrojë industrinë e shërbimeve të veta fiskale.

Por, të paktën 23 shtete të tjera të BE-së kanë rënë dakord ta çojnë përpara këtë marrëveshje. Teksa foli para Barrosos, edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Rompuy, tha se shpresonte që marrëveshja e re fiskale të nënshkruhej nga shumica dërrmuese e vendeve të BE-së deri në mes të marsit.

 “Siç e dini, një shtet anëtar ishte kundër amendimit të Traktatit të Lisbonës”, tha Barroso duke shtuar se “Britania e Madhe, në këmbim të firmës kërkoi protokoll specifik ndaj shërbimeve financiare, çka mund ta vinte në rrezik tregun e vetëm të brendshëm”.

“Kjo e bëri të pamundur kompromisin”, tha Barroso.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-13 10:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›