E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet 24-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Burime zyrtare bënë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi Klevis Robert Gjatari, 24 vjeç, lindur e banues në qytetin e Vlorës, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga ana e Interpol -Tirana është nxjerrë urdhër- arresti ndërkombëtar, sepse autoritetet gjyqësore në qytetin e Vicensae- Itali më datë 27.11.2007 kanë lëshuar Urdhër-arrestin për këtë shtetas për konsumimin e veprave   penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Theksojmë se shtetasi i mësipërm është arrestuar në orët e para të mëngjesit nga ana e strukturave të Policisë  në banesën e tij e cila ndodhet në katin e katërt të një pallati  në Lagjen ”Pavarësia” të qytetit të Vlorës , pa bërë asnjë rezistencë”, bëri me dije policia lokale. /Start/

                                                                                             2011-12-13 14:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›