E Diel, 1 Nëntor 2026

Barroso: Zgjerimi nuk ndërpritet Ballkani në BE

BRUKSEL- Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso deklaroi sot se kriza aktuale me të cilën ballafaqohet Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë justifikim për ndërprerjen e zgjerimit dhe theksoi se edhe vendet ballkanike duhet t'i bashkangjiten familjes evropiane.

"Kriza aktuale nuk mund të jetë arsyetim për ndërprerjen e përpjekjeve tona në bashkimin e familjes evropiane, para se gjithash, i vendeve ballkanike", tha Barroso në konferencën e shtypit pas takimit me kryeministrin e Belgjikës, Yves Leterme.
Barroso reagoi për paralajmërimet se për shkak të krizës zgjerimi do të ndërpritet dhe se Kroacia mund të bëhet anëtare e BE-së në vitet e ardhshme, për dallim nga kandidatet e tjera, theksojnë agjencitë.

Sipas Barrosos, BE-ja do të vazhdojë me zgjerimin, për arsye se ekzistojnë kritere objektive, të cilat disa vende të caktuara i bëjnë kandidate të pranueshme për anëtarësim.
"I përkrahim këto vende në rrugën e tyre drejt BE-së. E analizojmë procesin mbi bazën e kritereve objektive", tha ai.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›