Barroso dënon sulmin në Spanjë
Kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, ka dënuar sulmin kundër kazermës së gardës civile në Burgos të Spanjës, duke e cilësuar si "të verbër dhe të egër". "Në emër të Komisionit Evropian dhe në emrin tim personal,dënoj ashpër këtë sulm", tha ai.
Nga ky sulm me autobombë, që ndodhi sot në orët e para të mëgjesit, janë plagosur 46 veta, përfshirë gra dhe fëmijë. Autoritetet e Spanjës konsiderojnë se për këtë sulm është përgjegjëse organizata separatiste baske, ETA.