Mali i Zi futet në recesion
Mali i zi u fut në recesion në gjysmën e parë të këtij viti, kur ekonomia dikur e fortë e shtetit të vogçl ballkanik ra me 3,5 percent, deklaroi sot ministri malazez i Financave, Igor Lukshiç. Igor Lukshiç, i cili mban edhe postin e zëvendëskryeministrit, tha se indikatorët e fundit tregonin se rritja në 2009 do të jetë zero, ndërsa për vitin 2010 parashikohet një rritje prej dy përqind. "Edhe turizmi, që gjeneron rreth një të katërtën e të ardhurave kombëtare do të bjerë 10 për qind në krahasim me vitin e kaluar", thotë Lukshiç. Ai shtoi se pritet një marrëveshje me FMN-në vjeshtën e ardhshme. Lukshiç thotë se Mali i Zi po merr në konsideratë hapjen e tenderave të privatizimit për portin e Barit, Hekurudhën Shtetërore dhe komapni të tjera.
Ministri malazez i Financave shton se privatizimi i pjesshëm i monopolit energjetik EPCG mund të mbyllet në fund të vitit duke sjellë një përfitim prej 300-400 milionë euro.
Ministri malazez i Financave shton se privatizimi i pjesshëm i monopolit energjetik EPCG mund të mbyllet në fund të vitit duke sjellë një përfitim prej 300-400 milionë euro.