E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Obama: Krizës po i vjen fundi

Presidenti amerikan, Barack Obama tha sot se Shtetet e Bashkuara mund të "shikonin fillimin e fundit të krizës", ndërsa bëri një mbrojtje të përpjekjeve të tij për nxitjen e ekonominë. "Tregu po ngrihet dhe sistemi financiar nuk është më buzë kolapsit. Po humbasim vende pune me gjysmën e ritmit që gjetëm kur mora detyrën para gjashtë muajsh", tha Obama në një takim në bashkinë e qytetit në Raleigh, Karolina e Veriut. Obama mbrojti gjithashtu përpjekjen e qeverisë për të shpëtuar ndërtuesit e automobilave Chrysler dhe General Motors, duke u shprehur se kolapsi i tyre do të kishte bërë kërdinë ndaj ekonomisë. "Ne shpëtuam me qindra mijëra vende pune si rezultat dhe presim që paratë të na kthehen sërish mbrapsht", tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›