E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falimentimi i Greqisë është çështje javësh

Ish-kreu i PASOK, Jorgo Papandreu

Ish-kryeministri i Greqisë, Jorgo Papandreu ka bërë një deklaratë të fortë. Sipas tij brenda një harku të shkurtër kohor Greqia do të mbesë pa para.

Mendoj se brenda pak javësh do të mbetemi pa para, prandaj është shumë e rëndësishme që si fillim të zgjidhet qeveria dhe më pas të merren masat e nevojshme, tha Papandreu në një intervistë për Bloomberg.

Prestigjiozja amerikane, Nju Jork Tajms ka raportuar këtë javë se Greqia do të mbesë pa para fundit të korrikut. Në rastin më të keq vendi nuk do mund tia dalë të paguajë pagat dhe pensionet.

Greqia në këtë mënyrë do të ketë nevoje për marrjen e një ndihmës nga FMN dhe BE. Por kjo do të varet nga rezultati i zgjedhjeve të 17 qershorit pasi disa parti e kundërshtojnë marrëveshjen. /F.S/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›