E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso dhe Putini grinden për të drejtat qytetare

Bruksel - Gjatë një takimi të nivelit të lartë midis BE-së dhe Rusisë ka patur grindje për të drejtat e njeriut dhe ato qytetare. Presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso, shprehu në Moskë shqetësimin e shumë evropianëve për vrasjen në muajin janar, të avokatit të të drejtave të njëriut Stanislaw Markelow dhe te një gazetareje. Pas kësaj kryeministri rus Vladimir Putin, akuzoi vendet baltike që janë anëtare të BE-së për shkelje të të drejtave të rusëve që jetojnë atje. Përveç kësaj, në BE shkelen të drejtat e migrantëve. Marrëveshje u arrit vetëm në bisedimet për zgjatjen e misionit vëzhgues të BE-së për shuarjen e grindjeve me Rusinë dhe Ukrainën për gazin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›