SHBA e shqetësuar për planet ruse në Gjeorgji
Uashington - Qeveria amerikane u shpreh e shqetësuar për planet ruse për ndërtimin e disa bazave ushtarake në Gjeorgji duke theksuar se ky plan shkelte marrëveshjet e armëpushimit të vendosura mes Moskës dhe Tbilisit. ''Pas luftës së shkurtër me Gjeorgjinë, vitin e kaluar, Rusia ra dakord për t'i rikthyer trupat e saj në rajonet e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë'', thuhej në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit. ''Planet ruse për ndërtimin e bazave në këto dy rajone, pa miratimin e qeverisë gjeorgjiane, do të shkelë marrëveshjet e armëpushimit mes dy vendeve'', tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Robert Ëood. Në planet ruse të bazave është parashikuar edhe ndërtimi i një baze detare në portin e Oshamshirit.