E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, akord per paketen ekonomike. Zbret nga 927, ne 780 miliarde USD

Godina e Senatit Amerikan, SHBA

Uashington, 7 shkurt, 08:48, NOA – Paketa e ndihmës ekonomike për shpëtimin e Shteteve të Bashkura të Amerikës nga kriza duket se ka gjetur miratim të plotë edhe në Senat.

Pas miratimit me shumicën e votave, para pak ditësh, në Dhomën e Përfaqësuesve, edhe Senati është dakord që ekonomia në krizë, të ndihmohet me një paketë stimuluese.

Ajo që ndryshon në fakt nga miratim i mëparshëm në dhomën e Përfaqësuesve është pakësimi i shumës financiare të parashikuar për ndihmën amerikane.

Sipas të dhënave, gjatë negocimeve për paketën, senatorët e pakësuan koston e saj nga 937, në 780 miliardë dollarë.

Ndërkaq, pasi kanë arritur të sigurojnë shumicën e votave për miratimin e kësaj pakete, udhëheqësi i shumicës në Senat, Harri Rid, tha se shpreson që paketa të miratohet brenda ditëve të ardhshme.

Ligjvënësit thanë se në saje të ndryshimeve, u arrit mbështetja e paketës nga një numër vogël senatorësh republikanë të moderuar, që nevojitej për miratimin e paketës. Shumë republikanë u ankuan se paketa në formën fillestare kishte shumë shpenzime dhe shumë pak shkurtime taksash. Udhëheqësit republikanë e dënuan kompromisin.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›