Irani mirëpret emisarin amerikan në Lindjen e Mesme
Teheran - Irani mirëpret vendimin e presidentit amerikan, Barack Obama për dërgimin e një emisari në Lindjen e Mesme dhe për bisedime me vendet e këtij rajoni. Kryetar i Parlamentit Iranian Ali Larijani, ka deklaruar se ''Presidenti amerikan ka njoftuar dërgimin e një emisari në Lindjen e Mesme për të dëgjuar vendet e rajonit dhe jo për të diktuar. ''Ky vendim përbën një hap pozitiv''.