General Motors do të mbyllë uzina të tjera
Uashington - Duke patur parasysh krizën e shitjeve, koncerni amerikan i automobilëve General Motors ka planifikuar mbylljen e uzinave të tjera. Ky hap bën pjesë në planet për sitrukturimin që GM do i prezantojë deri në mes të muajit shkurt qeverisë amerikane, njoftonte "Ëall Street Journal'. Sa fabrika preken nga këto plane nuk u bë e ditur. Vitin e kaluar GM në SHBA mbylli 10 mijë vende pune dhe njoftoi mbylljen e katër uzinave. Prodhuesi i tretë për nga madhësia i automobilëve, Chrysler vendosi pezullimin njëjavor të prodhimit në fabrikat e tij. Ndërkohë në SHBA falimentuan dy banka të tjera, FirstBank me seli në Georgia dhe Alliance Bank me seli në Kaliforni. Këtë vit kanë falimentuar 8 banka amerikane.