E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Vizat, jo dallime mes njerezve

Zonja Fajon, nga pikepamja proceduriale, ku gjendet procesi i liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen, pas takimit te se martes?

Se pari me duhet te them se jam e kenaqur me mbeshtetjen e Komitetit per Marredhenie me Jashte. Kjo mbeshtetje shkon ne drejtimin qe synon dhe raporti qe po hartoj, sipas te cilit Shqiperia dhe Bosnja do te mund t'u bashkengjiten vendeve te se ashtuquajtures liste e bardhe e Shengenit. Kjo do te thote se ne momentin qe Komisioni Evropian do te vleresoje pozitivisht permbushjen e kritereve nga keto dy vende, atehere do te kemi dhe heqjen e vizave per qytetaret e tyre.

Cfare mund te thoni per Kosoven? Cfare propozoni ju lidhur me Kosoven per procesin e liberalizimit te vizave?

Se pari dua te them se Parlamenti Evropian ne pergjithesi dhe une personalisht duam ta cojme perpara procesin e udhetimit te lirshem e pa viza te qytetareve te te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. Ne raportin qe po pergatis, kerkoj qe te fillojme pa humbur kohe per te gjetur menyrat se si do te perfshihet Kosova ne procesin e liberalizimit te vizave. Aktualisht, Kosova nuk eshte fare e perfshire ne proces, duke e lene ate si nje vrime te zeze ne Ballkanin Perendimor. Personalisht kerkoj qe te mos behen dallime mes njerezve, pavaresisht se ku jetojne. Ne parim, synojme qe te marrim mbeshtetje te fuqishme per idene qe Komisioni Evropian te filloje dialogun me Kosoven, per te hartuar udherrefyesin per procesin e liberalizimit te vizave dhe me Kosoven.

A mendoni se do ta keni mbeshtetjen e nevojshme per propozimin tuaj rreth Kosoves?

Besoj se ekziston nje atmosfere pozitive ndaj Kosoves ne Parlamentin Evropian. Mendimi eshte se Kosova nuk duhet te izolohet, ndaj pres qe te kemi mbeshtetje te mire. Kosova eshte nje ceshtje shume delikate, kur dihet se 22 shtete te BE-se e kane njohur, por pese vende ende jo. Une kerkoj te hartohet nje dokument, ku nuk paragjykohet statusi i Kosoves. Varianti qe po pergatisim, respekton qendrimet e vendeve anetare.

Ne cfare shkalle po ndikon politika ne procesin e liberalizimit te vizave me Kosoven? A mund te thuhet se liberalizimi i vizave eshte nje tjeter fushe, ku kundershtaret e pavaresise po tregojne muskujt?

Nuk do te thosha se po tregojne muskujt. Ekziston nje mirekuptim i pergjithshem qe te gjithe qytetaret e Ballkanit Perendimor te mund te udhetojne lirshem ne Bashkimin Evropian, ne momentin qe permbushen kriteret. Padyshim, per vendet qe nuk e kane njohur Kosoven, kjo eshte ceshtje delikate dhe ne po perpiqemi t'i kuptojme shqetesimet e tyre. Komisioni Evropian ka paraqitur nje udherrefyes per te ardhmen e Kosoves, ku perfshihet dhe ceshtja e liberalizimit te vizave. Besoj se Kosova nuk do te lihet menjane.

A mund te jepni nje parashikim se kur do te mund te jete Kosova pjese e procesit te liberalizimit te vizave?

Nuk mund te them asgje, pasi eshte Komisioni Evropian qe harton udherrefyesin dhe varion nga njeri vend tek tjetri. Nga ana tjeter, duhet te kemi nje vullnet te qarte politik edhe ne Keshill. Perparesi per momentin eshte heqja e vizave per qytetaret e Serbise, Maqedonise e Malit te Zi, vende qe po punojne ne permbushjen e kritereve. Pas tyre kemi Shqiperine dhe Bosnjen, qe, per fat te keq, mbeten jashte propozimit te qershorit te Komisionit Evropian. Shpresoj qe keto vende te vazhdojne rrugen e mbare te javeve te fundit ne permbushjen e kushteve, ne menyre qe te perfshihen ne listen e bardhe sa me pare te jete e mundur. Paralelisht, duhet te shohim rruget per perfshirjen e Kosoves ne proces.

A mendoni se lenia menjane e Kosoves ne procesin e liberalizimit te vizave do te demtoje ne ndonje menyre misionin evropian ne terren?

Nuk mendoj se mund ta demtoje, pasi njerezit qe jetojne ne Kosove, jane te vetedijshem per problemet politike, ashtu sic e dine se shumica e vendeve anetare te BE-se e kane njohur shtetin e Kosoves. Qytetaret e dine se perspektiva evropiane eshte ajo e duhura dhe kjo perfshin edhe heqjen e vizave.

Kontrolli i kufijve eshte nje nga kushtet per heqjen e vizave. A mendoni se nenshkrimi i protokollit EULEX-Beograd ndihmoi Serbine per te permbushur kushtin e kontrollit te kufijve, e per pasoje dhe nje nga kushtet per heqjen e vizave?

Besoj se nese Serbia po e permbush kushtin per kontrollin e kufijve dhe nese bashkepunimi me EULEX-in eshte provuar pozitiv, e mirepres nenshkrimin e protokollit. Por, fjala e fundit i mbetet Komisionit Evropian per te pare permbushjen e kritereve. Le te presim e te shpresojme qe te kemi dhe nje udherrefyes te qarte per Kosoven. Besoj se ekzistojne mundesite per te perfshire Kosoven ne procesin e liberalizimit te vizave.

E kuptoj qe nuk deshironi te flisni per afate, por duke qene se njerezit jane shume te interesuar te dine, sipas gjykimit tuaj, kur do te mund t'i permbushe Shqiperia kriteret dhe kur do te mund te udhetojne pa viza ne zonen Shengen qytetaret e ketij vendi?

Mund te them se lajmi i mire eshte se Shqiperia filloi permbushjen e kritereve shume shpejt pas zgjedhjeve. Gjate dy muajve te fundit jane leshuar me shume se 150 mije pasaporta biometrike. Me duhet te them se mbetet ende shume per te bere. Ndonese eshte e veshtire te japim afate, koha kur do te jene ne gjendje qytetaret te udhetojne lirshem, varet nga politikanet qe t'i permbushin kriteret e percaktuara. Do te vecoja ne mesin e kritereve luften kunder korrupsionit, mashtrimeve financiare, kontrollin e kufijve dhe ceshtjet qe kane te bejne me pakicat. Komisioni Evropian do te beje vleresimin e permbushjes se kritereve ne fillim te vitit tjeter. Shpresoj qe procesi do te ece shpejt nga ana e Parlamentit Evropian, ne menyre qe te mos humbim serish kohe per te ripare legjislacionin, nese Komisioni Evropian jep vleresim pozitiv.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›