E Diel, 1 Nëntor 2026

Barroso takon Papademos: Greqia po bën përparim financiar

Papademos e Barroso dje në Bruksel

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, pohoi dje në Bruksel se Greqia është duke bërë progres financiar. Deklarata e tij u bë pak para takimit me Kryeministrin grek, Lukas Papademos, i cili vizitoi Brukselin për të detajuar marrëveshjet për paketën e dytë të huas. Ne do të shohim nëse Greqia ka nevojë për komisionerin e Zhvillimit. Nuk do ti zgjidhë një komisioner problemet e Greqisë, por Greqia vetë, tha Barroso, duke sqaruar rolin e Task Forcës së kërkuar nga Gjermania. Ai shtoi se roli i Task Forcës është të mbështesë përpjekjet e vendit. Në takimin me Papademos u fol për masat e kursimit në Greqi, marrjen e shpejtë të fondeve të BE-së, punën e Task Forcës së KE-së në këtë vend, çështjen e punësimit të të rinjve etj. Ndërsa Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulc, u solidarizua me grekët, duke thënë dje në sallën e Senatit të Parlamentit grek se Greqia nuk është e vetme. Jemi përkrah jush, sepse besojmë në mundësitë e këtij shteti dhe të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›