E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso uron Napolitanon për rizgjedhjen si president

BRUKSEL - Kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, përgëzoi pak më parë Giorgio Napolitanon për rizgjedhjen për një mandat të dytë 7-vjeçar në postin e kreut të shtetit në Itali.

''Jam i bindur se në mandatin e tij të dytë presidencial Italia, nën frymën tradicionale të evropianizimit, do të vazhdojë të japë kontributin e saj vendimtar për ideologjinë tonë të përbashkët evropiane'', deklaroi presidenti i KE-së, Jose Manuel Barroso, në mesazhin e tij të urimit për rizgjedhjen e Giorgio Napolitanos për një mandat të dytë si president i Italisë. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›