E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi takon Mustafën, bisedojnë për marrëveshjen

PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi një takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Isa Mustafa, të cilin e njoftoi për rrjedhën e dialogut në Bruksel dhe “marrëveshjen e përafruar” nga kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë.

Siç njofton zyra e kryeministrit, “zoti Thaçi ka theksuar se me këtë marrëveshje është arritur të ruhet në tërësi Kushtetua dhe ligjet e Kosovës dhe ato do të zbatohen në tërë territorin e Kosovës, dhe në këtë mënyrë mundësohet integrimi i asaj pjese të Kosovës”.

Po ashtu, Thaçi është shprehur se “janë hapur rrugë për normalizimin e raporteve në mes dy shteteve dhe popujve”.

“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka dhënë përkrahje parimore marrëveshjes dhe u pajtua për mënyrën e procedimit të mëtejshëm të “marrëveshjes së përafruar”- thuhet në fund të njoftimit.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›