E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në shtëpinë e Islamit, procedim penal për kryetaren e Njësisë 5

TIRANE - Për Policinë e Tiranës, protesta përpara shtëpisë së deputetit Kastriot Islami ka qenë e paligjshme. Për këtë arsye policia ka nisur sot procedimin penal, në gjendje të lirë për kryetaren e njësisë bashkiake numër 5, Jeta Seitaj, e cila bashkë me aktivistë të Forumit Rinor të PS-së organizoi protestën para banesës së deputetit Islami, në shenjë kundërshtimi për votimin e tij pro shkarkimit të anëtarit të LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë të ditur se përveç zonjës Seitaj, po procedohen penalisht edhe: kryetarja e Partisë Socialiste të Njësisë Nr.5, Violeta Kila , kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti si dhe shtetasit Ilir Lila, 52 vjeç dhe Kristaq Piluri 59 vjeç

“Këta shtetas në bashkwpunim me njwri-tjetrin dhe me persona tw tjerw, pwr tw cilwt po punohet pwr identifikimin e tyre, mw dt. 16 prill rreth orws 18 nw rrugwn “Dora D’Istria” kanw protestuar para hyrjes se pallatit ku banon deputeti i Kuvendit, shtetasi Kastriot Islami, pwr arsyen e votimit te tij nw Parlamentin e Republikws sw Shqipwrsiw. Materialet hetimore ndaj tw akuzuarve i kanw kaluar prokurorisw pwr dy veprat penale : “Organizimi dhe pjeswmarrja nw grumbullime e manifestime tw paligjshme“ dhe “Prishje e qetwsisw publike”- bëri të ditur policia.

Struktura të PS-së të Njësisë Nr. 5 në Tiranë dhe të Forumit Rinor Eurosocialist, FRESSH zhvilluan pak ditë më parë një protestë përpara shtëpisë së ish-deputetit socialist Kastriot Islami, duke e quajtur tradhtar, pas votimit të tij në parlament për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ.

Vetë deputeti Islami e cilësoi protestën si një presion psikologjik, të urdhëruar nga kryetari i PS-së.
“Ajo që ka ndodhur në shtëpinë time edhe Mao Ce Duni do e ishte zi. Të shqetësosh banorët, familjen, është një gjë e paimagjinueshme. Nuk kanë asnjë lloj të drejte të shqetësojnë familjen time dhe fëmijët e mi. Unë mendoj që politika zhvillohet në parlament, por nuk ka askush të drejtë të kërcënohet në lidhje me vendimet që ka. I bëj thirrje zotit Rama të reflektojë, të distancohet sepse nuk i mbush askujt mendjen me termat mercenarë, tradhtarë, të shitur. Nuk kam kërkuar mbrojtje. Kam menduar që ata po bëjnë vetëm një dhunim retorik, psikologjik të familjes duke menduar se do të ndryshoj mendim. Nuk ka njeri dot mundësi të ndryshoje opinionin tim.”- tha Islami në “News24”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›