E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngë nga Laureta Meçi

Nga Express më 29 dhjetor 2010 në ora 14:18

Bukuroshja shqiptare me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa po ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Turn Around”. Në tekstin e këngës së saj ka fjalë Anglisht edhe Shqip si për t’i treguar të gjithëve origjinën e saj nga Shqipëria.
Kënga e re e Meçit është e stilit club – dance.

Kënga është realizuar në studion “Mindsmack” në Manhatten, vjen për dëgjuesit e apasionuar të kësaj rryme me tekst dhe muzikë nga Brian Rund. “Turn Around” do të bëhet dhe në versionin remix. Pas promovimit të saj në SHBA, Lureta Meçi do të nisë një turne ku do të promovojë këngën e saj dhe në Europë.

Luretën e gjen të përfshirë në një ritëm frenetik, videoklipe, koncerte dhe angazhime në kinematografi. Mes të tjerash, Meçi sapo ka marrë një rol të ri në filmin “Disciple”, i cili do të shfaqet së shpejti në kinema dhe do të dalë dhe në DVD.

Filmi është një triller psikologjik dhe Laureta Meçi do të luajë rolin e një këngëtareje të njohur, e cila e ndihmon zgjidhjen e vrasjes. Nën zërin e saj do të këndohet dhe kolona zanore e filmit “Disciple”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›